Kryemadhi provokon në sallën e gjyqit, vendos shallin me logon e PS para se të njihet me masën e sigurisë

Shqipëria

Kryemadhi provokon në sallën e gjyqit, vendos shallin me logon e PS para se të njihet me masën e sigurisë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 16:56
Foto nga vendi i ngjarjes

Deputetja Monika Kryemadhi ka vendosur në bel shallin me logon e Partisë Socialiste, ndërsa hyn në sallën e GJKKO.

Ajo është futur në sallë, sipas pamjeve të siguruara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, për t’u njohur me masën e sigurisë “detyrim paraqitje”, të vendosur disa ditë më parë nga GJKKO.

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u arrestua me urdhër të SPAK mesditën e së hënës në Tiranë.

Përveç arrestimit të Metës, janë lëshuar masa “detyrim paraqitje” për Ema Çoku dhe për Monika Kryemadhin, ndërsa ndaj Pirro Xhixhos (Babai Erisa Xhixhos) është vendosur masa “arrest në shtëpi”.

Xhixho konsiderohet si personazhi që ka ndihmuar për pastrimin e parave. Çoku konsiderohet si bashkëpunëtore dhe mike e afërt e Metës dhe Kryemadhit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat