Pas rreth pesë orësh seancë, dhe me një ndërprerje në mes, është mbyllur gjyqi në GJKKO ndaj Ilir Metës, Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhos dhe Ema Çukos.
Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se tashmë trupa gjykuese është tërhequr për të shpallur vendimin.
Sipas informacioneve, verdikti për 4 të akuzuarit nga SPAK do të shpallet për rreth 30 minuta.
Burime bëjnë me dije se rreth orës 18:00, togat e zeza do të njoftojnë vendimin për vlerësimin e masave të sigurisë. SPAK ka caktuar ndaj 4 personave në hetim masat e sigurisë:
-Arrest me burg për Ilir Metën -Detyrim paraqitje për Monika Kryemadhin
-Detyrim paraqitje për Ema Çokun
-Arrest në shtëpi për Pirro Xhixhon Ish-presidenti ka kaluar dy netë në bllokun e sigurisë tek Mine Peza dhe pas seancës së sotme në GJKKO, ku ndodhet për konfirmimin e masës së sigurisë, do të dërgohet në qelitë e paraburgimit.