“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Von der Leyen në Tiranë: Vende të tjera po përpiqen të destabilizojnë shtetet që duan të hyjnë në BE

Shqipëria

“Nuk mund të rrimë duarkryq”, Von der Leyen në Tiranë: Vende të tjera po përpiqen të destabilizojnë shtetet që duan të hyjnë në BE

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 18:11
Ursula Von der Leyen

Kryeministri Edi Rama, Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen në Kolegjin e Europës në Tiranë, një tjetër projekt i rëndësishëm në rrugëtimin e përafrimit të universiteteve tona me standardet europiane.

Ursula Von der Leyen: Në këtë moment deçiviz, ky qytet është pararoja e integrimit europian. Shtetet e Ballkanit Perëndimor do të jenë anëtarë me të drejta të plota në BE. Sot kjo erë ndryshim po fryn këtu, dhe jo vetëm në BP. Ka erëra që fryn në drejtim të kundërt, Rusia ka hyrë në Ukrainë për faktin se Ukraina donte të bëhej pjesë e BE. Po punojnë për të destabilizuar vendet që duan të hyjnë në BE, sjellin në vëmendjen konfliktet e vjetra. Ky është realiteti, me këtë duhet të përballet brezi juaj.

Unë besoj që duhet të jemi edhe më aktiv se ç’kemi qenë, nuk duhet të rrimë duarkryq. Brezi juaj në BP dëshiron të bëjë hapa para, shumica prej jush keni lindur pas luftërave, ju besoni fort te Evropa dhe meritoni të dini që edhe Evropa beson te ju.

Besojmë që do sjellin energji të reja, është shtëpia e kaq shumë talenteve, shikoni këtë qytet të mrekullueshëm. Tirana nuk është çudi që tërheq mendje si tuajat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat