Do vetëv*itej për 100 mijë lekë! Flet gruaja që i v*ri fl*akën vetes në Durrës: Mora borxh dhe më bëjnë presion

Shqipëria

Do vetëv*itej për 100 mijë lekë! Flet gruaja që i v*ri fl*akën vetes në Durrës: Mora borxh dhe më bëjnë presion

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 20:29
Pamje nga vendi i ngjarjes

Fatime Gashi do të ishte viktima e dytë për shkak të një kredie një milion lekë të vjetra që kishte marrë në institucionet e mikrokredive e që nuk e shlyente dot, kur vendosi t’i vinte flakën vetes para bashkisë së Durrësit.

Fatmirësisht, ajo u ndihmua dhe u transportua menjëherë në spital.

“Nuk e përballoj dot më. Kam marrë kredi për ilaçe dhe më bëjnë presion. Jetoj me çunin me qira”, u shpreh ajo.

Fatime, 58 vjeç jeton vetëm me djalin e saj, i cili jo gjithmonë gjen pune. Ajo trajtohet me pension familjar prej 90 mijë lekësh, por gjatë verës ka punuar. Fatimja frekuenton qendrën sociale ditore në bashkinë e Durrësit, ku ushqehet me tre vakte. Por kjo nuk e bën të dalë nga gjendja e renduar ekonomike.

Nga shtrati i spitalit të djegies plastikes në QSUT, ajo apelon për ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat