Berisha: Ilir Meta sot i bëri gjyqin Dumanit e Krajës. Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar

Shqipëria

Berisha: Ilir Meta sot i bëri gjyqin Dumanit e Krajës. Sot europarlamentarët u njohën me realitetin shqiptar

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 20:30
Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në fjalën e tij përpara protestuesve është shprehur se ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS

Të dashur miq!

Sot në gjykatat e partisë u zhvillua një farsë, nga më të turpshmet elektorale.

Ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Parlamentit të cilit me urdhër të Edi Ramës iu organizua pusi, me qëllim për ta dhunuar, zvarritur, goditur dhe arrestuar dhe në rast kundërshtimi për ta ekzekutuar.

Në të vërtetë Ilir Meta në sallën e gjyqit, i bëri mercenar Dumanit, ish-xhelatit të Sigurimit të Shtetit, Arben Kraja. I bëri gjyqin organizatës kriminale Skrapi i Partisë.

Të dashur miq!

E morët besoj vesh se cila ishte akuza ndaj Ilir Metës. Akuza ishte se ky kishte porositur një vilë tek një biznesmen i njohur dhe vilën e kishte anuluar po vetë, por që sipas mercenar Dumanit, ish-xhelatit të sigurimit Kraja, dhe Kallpit të Skrapit, Ilir Meta bashkë me bashkëshorten paskan kaluar ligjin që i interesonte këtij biznesmeni për minierat.

A ka tallje më të madhe me drejtësinë, a ka tallje më të madhe me shqiptarët, ka tallje më të madhe me ligjin dhe të drejtën.

Po si mundet 20 vetë të kalojnë një ligj në parlament, në një kohë që ai ligj ka marrë 74 vota të gjitha të Edi Ramës, të socialistëve. Shiko sa të paftyrë, sa llum njerëzor janë, akuzojnë Ilir Metën që kishte 19 deputet, se kalove ligjin në parlament për interesa të një biznesmeni në një kohë kur atë e votuan të gjithë deputetët e PS, pa të cilët nuk kalonte ai ligj.

Kjo është mor drejtësia. Kjo është drejtësia e turpit, drejtësia e organizatës kriminale. Po si mund ti thonë shqiptarëve, a kanë fytyrë, a kanë nder.

As nder, as moral, as fytyrë nuk kanë, këta horra.

Se ligjin e kaloi në parlament jo ai që kishte 70 deputet, por e kaloi ky që kishte 20 deputetë.

O primitivë, të paftyrë, po si mund të shkruani gjëra të tilla ju mor. Po i tajkaloni të gjithë hetuesit e Sigurimit të Shtetit. Ju tejkaloni kriminelët kudo që janë.

Kjo ishte more zotëri akuza.

A mund të akuzohet në këtë mënyrë një njeri, më thoni ju mua.

Këta që lëpijnë këpucët e Edi Ramës, që kanë frikë dhe tmerr ta thërrasin dhe pyesin, ti thonë pse e kalove ligjin ti. Të ballafaqohet.

Ua them këytë miq, për të kuptuar se cila është e drejta, ligji për këta horra. Se ç’përfaqësojnë këta, ligjin apo krimin, ligjin apo banditin, ligjin apo kriminelin Edi Rama.

Të gjitha këto, deputetët e opozitës, sot i paraqitën në tempullin e demokracisë europiane, Parlamentin Europian.

Unë gjej një rast të falenderoj të gjithë ata parlamentarë që pritën, dëgjuan me durim, me interes të madh deputetët e opozitës, të PD, realitetin shqiptar ashtu siç është dhe jo sipas propagandës së Edi Ramës. U paraqitën atyre me dokumente të pakundërshtueshme, një realitet shokues, të pabesueshëm, të paimagjinueshëm.

Kjo shënon fillimin e një dialogu intensiv ndërkombëtar të PD-së.

Kjo parti ka qenë dhe do të jetë gjithmonë lokomotivë e proceseve integruese. Për PD, integrimi i shqiptarëve në BE është interesi më madhor kombëtar, është e ardhmja e tyre më e shkëlqyer.

Por ky proces do të jetë një proces që kalon në zbatimin dhe respektimin e ligjeve të shtetit ligjor, sigurisë juridike dhe kushtetutës, të drejtave dhe lirive të individit, zgjedhjeve të lira, garës së hapur.

Miqtë e mi!

Dialogun me partnerët tanë e kemi detyrim dhe u garantoj se do ta përmbushim me seriozitetin dhe dinjitetin më të madh.

Por askush të mos harrojë se çfarë do ndihme të na japin ne ata, përballjen me Edi Ramën e kemi ne. Është detyra jonë, është radha jonë, është beteja jonë.

Përfaqësuesit tanë do të vazhdojnë me intensitet takimet në parlamentet e vendeve kryesore. Pas zgjedhjeve padiskutim që do të shkojnë edhe pranë Kongresit dhe Senatit të SHBA, për të paraqitur realitetin e vërtetë të Shqipërisë.

Po miq!

Sepse kanë hedhur mbi këtë realitet, tonelata gënjeshtra, gënjeshtra, gënjeshtra.

Pra, ne do të bëjmë gjithçka, por dialogun me qytetarët shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë. Por guximin e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por revoltën e qytetarëve shqiptarë nuk e zëvendëson asgjë.

Por atdhedashurinë e qytetarëve shqiptarë për Shqipërinë nuk e zëvendëson asgjë.

Por betejën e tyre për dinjitet nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për votën e lirë nuk e zëvendëson asgjë.

Betejën e tyre për ndryshim, rotacion nuk e zëvendëson asgjë.

Ndaj dhe ju ftoj të ngrihemi në betejë të vazhdueshme.

Me datën 29 Shqipëria në duart e opozitës, Shqipëria kundër Edi Ramës dhe regjimit të tij. Shqipëria drejt fitores.

Rrofshi ju, rroftë fitorja.

Fitore, fitore, fitore!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat