Meta u la në burg/ ''Vendim i turpshëm dhe i neveritshëm'', Blushi: Konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë

Shqipëria

Meta u la në burg/ ''Vendim i turpshëm dhe i neveritshëm'', Blushi: Konfirmon rrëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 20:34
Tedi Blushi

Tedi Blushi e ka cilësuar vendim të neveritshëm dhe të papranueshëm vendimin e GJKKO për të lënë në burg, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

“Vendimi i sotëm politik të kamikazëve të ramaformës në GJKKO, apo Gjykatën Kombëtare kundër opozitës, për të lënë në burg politik, pa prova dhe pa fakte, presidentin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ndikuar nga mafia ndërkombëtare dhe i urdhëruar personalisht nga Edi Rama është akt i rëndë që tregon rënien e shtetit ligjor.

Tregon kapjen për fyti dhe asgjësimit të drejtësisë të vendosur në shërbim të pushtetit.

Ky vendim i turpshëm, i neveritësh, i papranueshëm, kundër opozitës, konfirmon rëshqitjen e Shqipërisë në diktaturë, ëshë vijim i agresionit të pastër terrorist të narkoshtetit dhe mafies ndërkombëtare kundër presidentit Ilir Meta, PL, opozitarizimit të vërtetë, demokracisë, që u konsumua sot në sallën e gjyqit”, tha Blushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat