Bie zjarr në një apartament në Fier, dy mjete të forcave zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e falëve

Shqipëria

Bie zjarr në një apartament në Fier, dy mjete të forcave zjarrfikëse në tentativë për shuarjen e falëve

Më: 23 tetor 2024 Në ora: 21:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Një zjarr ka përfshirë një banesë në lagjen “ 15 Tetori” në Fier mbrëmjen e sotme.

Zjarri ka rënë në katin e tretë të një pallati 4- katësh.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë dy mjete zjarrfikëse të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Në momentin e rënies së zjarrit në banesë kanë qenë dy të moshuar të cilët janë nxjerrë në kohë nga banesa të ndihmuar nga gjitonët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat