“Ishte poshtërim ajo skenë”/ Babaramo për arrestimin e Metës: Pse veprohet me standarde të dyfishta?!

Shqipëria

“Ishte poshtërim ajo skenë”/ Babaramo për arrestimin e Metës: Pse veprohet me standarde të dyfishta?!

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 06:33
Ilir Babaramo

Gazetari Ilir Babaramo, i ftuar në “Top Story”, u shpreh se mënyra si kryetari i Partisë së Lirisë u arrestua, ishte poshtëruese.

Babaramo krahasoi rastin e Metës me atë të ish-deputetit socialist Jurgis Çyrbja apo Alqi Bllakos.

“Ca thonë ishte arrestim, ca thonë ishte rrëmbim, po për një gjë biem të gjithë dakord, që ishte poshtërim ajo skenë. Krijimi i asaj mizansese për ta poshtëruar, ndërkohë që ke vepruar me standard të dyfishtë në raste të tjera. Në raste të mazhorancës, kurrë nuk kemi parë kështu raste, madje ulin grilat që as mos të shihet kur hyjnë në makinat e policisë.

M’u kujtua rasti i Alqi Bllakos, 24 orë nuk u ekzekutua urdhri i policisë. Çfarë është negociuar?  

Të kthehemi te rasti i Metës, është një nga figurat më të anetemuara.

Pozicioni i tij i urës me dy kraheve e bëri më të dobët politikisht. Mos të kemi standard të dyfishtë gjatë procesit. Nëse gjysma e Tiranës ka dosjen kundër Metës, në rastin e Çyrbes s’e ka, sepse me urdhër të gjykatës, quhet sekret hetimor. Cyrbes i thanë jep dorëheqjen, madje ca thanë të gjykohet nga gjykata e Durrësit, jo në SPAK.

Pa dashur të bëj apologjinë e Metës se nuk është engjëll, por me një proces që ta shikojmë”, tha Babaramo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat