Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se ka përfunduar puna për sistemimin dhe asfaltimin e aksit rrugor kryesor të Kamzës.
“Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut, me një gjatësi prej 2.8 km në të dyja anët, kanë përfunduar”, deklaroi Balluku.
Sipas Ballukut, ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë.
Poashtu edhe masa për sigurinë rrugore.