“21 Janari”/ Ish zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK

Shqipëria

“21 Janari”/ Ish zv. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj paraqitet në SPAK

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 10:20
Foto nga vendi i ngjarjes

Ish zëvendës Drejtori i Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).

ABC News mëson se Kuliçaj është thirrur në SPAK për “21 Janarin”.

“Prej orës 10:00, Agron Kuliçaj ndodhet në Prokurorinë e Posaçme. Është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni për 21 janarin. Kuliçaj, në kohën kur dodhi ngjarja, ka mbajtur postin e zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, ku ka pasur për detyrë, marrjen e masave për mbarëbajtjen e protestës”, raportoi ndër të tjera, gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Një ditë më parë, të mërkurën, në SPAK shkoi edhe Hysni Burgaj, ish Drejtori i Përgjithsëm i Policisë, i cili gjithashtu u pyet për “21 Janarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat