Fshehu 88 mijë euro në trup dhe çantë, arrestohet 34-vjeçari në kufi! Dyshohet se kontrabandonte…

Shqipëria

Fshehu 88 mijë euro në trup dhe çantë, arrestohet 34-vjeçari në kufi! Dyshohet se kontrabandonte…

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është vënë në pranga në kufi, pasi kishte fshehur 88 mijë euro në trup dhe në çantë.

Në vijim të kontrolleve nga autoritetet, në kamionin që drejtonte shtetasi E.B., banues në Tiranë u gjetën 18 shishe me verë, të dyshuara të kontrabanduara, me policinë që i sekuestroi menjëherë mallin dhe paratë.

Nga kontrollet, këtij shtetasi i janë gjetur të fshehura në trup dhe në çantë, me qëllim mosdeklarimin, 88 000 euro (të ndara në 4 pako të mbështjella).

Ato kanë burim të dyshimtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat