Akti terrorist në Ankara, gazetari shqiptar në Turqi: I mirëmenduar dhe mirëmenaxhuar, kemi pasur probleme me sigurinë

Shqipëria

Akti terrorist në Ankara, gazetari shqiptar në Turqi: I mirëmenduar dhe mirëmenaxhuar, kemi pasur probleme me sigurinë

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Dy persona të armatosur, mes të cilëve një grua, sulmuan akademinë turke të Industrisë së Hapësirës Ajrore pasditen e djeshme.

I ftuar në një intervistë televizive, gazetari Sokol Brahaj u shpreh nga Turqia se 5 persona humbën jetën dhe 22 u plagosën ndërsa theksoi se janë identifikuar dy persona, të cilët dyshohen se janë anëtarë të partisë kurde.

Ai tha se reagimet pas aktit terrorist kanë qenë të shumta ku e gjithë bota perëndimore u shpreh se është me Turqinë duke i dënuar të tilla sulme, por ajo që vlen të theksohet është fakti se akti terrorist në zemër të Turqisë ka qenë i mirëmenduar dhe mirëmenaxhuar.

“Edhe pse ministri i punëve të brendshme ka thënë se nuk janë identifikuar djali dhe vajza që kanë në kryer sulmin terrorist dyshohet se janë anëtarë të partisë kurdë, por ministri i mbrojtjes ka treguar se municionet dhe forma e këtij akti tregon se është organizatë terroriste që ka prej 40 vitesh që kryen të tilla akte terroriste i fundit në zemër të industrisë së armëve të Turqisë dhe në koordinim me burimet e inteligjencës turke deri në 32 vende, strofat e organizatës në veri të Irakut dhe Sirisë janë bombarduar.

Në fakt mbrëmjen e djeshme pas sulmit terrorist në Ankara prononcimi i parë ka ardhur nga sekretari i përgjithshëm i NATOs i cili ka thënë se e gjithë bota perëndimore është me Turqinë dhe se është kundër çdo sulmi terrorist. Pastaj presidenti rus putin dhe ai e dënoi këtë akt terrorist dhe tha se terrorizmi nuk ka ngjyrë, fe dhe gjeografi.”

Më tej ai bëri të ditur se gati dy orë pas ngjarjes së rëndë ministri i brendshëm turk Turqia me një vendim i ka bllokuar mediat sociale që askush nuk lejohet të japë asnjë informacion.

“Nëse i kthehemi 32 pikave, Turqia nuk bombardon popuj siç bënë Izraeli, shënjestron shpella që kudët i kanë në male dhe asnjë civil nuk bëhet fjalë të preket. Është për të ardhur keq për aktet terroriste me shumë viktima, por ka qenë super i menaxhuar dhe të dy terroristët nëse i shohim në videot e para janë dy ushtarë një grua dhe një burrë super profesionalist, dhe janë vendosur aty në një orar kur ndërrohen turnet e punës.

Kanë marrë një taksi aty dhe taksistin e kanë vrarë dhe më pas kanë nisur të qëllojnë me armë. Aty është një godinë e madhe sa Tirana e sotme pas armës kanë gjuajtur dhe me bombë. Kjo më pas ka krijuar dyluftimin duke lënë 5 viktima taksisti dhe 4 persona të tjerë.

Ka pas dhe pengmarrje për 2 orë e gjysëm dhe më pas një nga terroristët ka plasur bombën ndërsa tjetri është vrarë nga forcat ushtarake turke. 4-5 orë pas ngjarjes tv turk në transmetim live u dëgjuan dhe plasje bombash duke shkaktuar dhe dëmin më të madh të asaj industrie.”

Brahaj tha se Turqia është një vend që e di se çfarë është terrori sepse kemi pasur shumë herë akte të tilla dhe me më shumë viktima, por akti i mbrëmshëm në zemër të Taurqisë nxejrr në pah probleme me sigurinë.

“Pas këtij akti bëhet fjalë për zemrën e Turqisë dhe nëse vjen dikush kaq lehtë dhe bënë këtë dëm kaq të madh, aty ka firma shumë të mëdha dhe është një vend i rëndësishëm për prodhimin e armëve dhe dy terroristë ta çojnë në atë gjendje tregon se kemi pasur probleme sigurie dhe duhet hetim për këtë edhe pse qeveria turke po i shmanget përgjegjësisë. Sot punëtorët kanë shkuar normalisht në punë, përveç vendeve ku janë plasur bombat dhe janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat