“Djali spërkati bombolën e gazit me benzinë”/ I riu tregon momentet nga shpëtimi i çiftit të moshuar

Shqipëria

“Djali spërkati bombolën e gazit me benzinë”/ I riu tregon momentet nga shpëtimi i çiftit të moshuar

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 11:57
Fier

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fier, ku një çift të moshuarish ka mbetur i bllokuar në banesën e tyre që digjej, ka tronditur opinionin.

Në ndihmë të tyre ka ardhur një i ri, i cili ka rrëfyer edhe momentet kritike. Romeo Mersini, tregon se të moshuarit i kanë thënë që djali ka spërkatur bombolën e gazit me benzinë.

“U ktheva nga puna, më thotë i moshuari: O Romeo, ndihmë. U futa mes zjarrit i thashë: Çfarë ke? Mu dogj shtëpia, tha. Dera ishte e hapur.

Zjarrin e fika me kova me ujë, më ndihmuan dhe fqinjët atje. Të parin nxora të moshuarin tek ballkoni dhe më pas nxora të moshuarën”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat