Greqia dhe Shqipëria “shkrijnë akullin” nga çështja Beleri, mediat greke: Athina kërkon afrim!

Shqipëria

Greqia dhe Shqipëria “shkrijnë akullin” nga çështja Beleri, mediat greke: Athina kërkon afrim!

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 12:23
Foto nga takimi

Greqia dhe Shqipëria po kërkojnë një mënyrë për të rikuperuar dhe “shëruar” marrëdhëniet dypalëshe. Qëllimi është të thyhet akulli i krijuar nga çështja Beleri- theksojnë burime diplomatike greke.

Në këtë përpjekje, sipas të njëjtave burime po merr iniciativën zëvendësministri i Jashtëm përgjegjës për Diplomacinë Ekonomike Kostas Fragogiannis, i cili aspiron të nisë një “agjendë pozitive” me Shqipërinë.

Fillimi pritet të bëhet brenda pak ditëve gjatë vizitës së Fragogiannit në Tiranë me rastin e Forumit të Biznesit Greqi-Shqipëri në datat 30 dhe 31 tetor,të organizuar nga Shoqata e Bizneseve dhe Industrive greke dhe Dhomat Ekonomike të Tregëtisë në Athinë dhe Tiranë.

Në misionin e biznesit do të marrin pjesë rreth 25 kompani nga sektorët e ndërtimit, menaxhimit të pronave, energjisë së rinovueshme, hotelierisë dhe mikpritjes, menaxhimit të eventeve, ushqimit dhe pijeve, teknologjisë, sigurisë dhe farmaceutikës.

Fragogianni gjatë qëndrimit në Shqipëri do të ketë kontakte si me homologun e tij, ashtu edhe me aktorë të tjerë qeveritarë që mund të përfshihen në çështjet që lidhen me “axhendën pozitive”.

Diplomatit grek vjen në këtë përpjekje duke pasur eksperiencën e zhvillimit të “axhendës pozitive” me Turqinë, dhe beson, sipas burimeve diplomatike , se përmes çështjeve ekonomike, mund të sjellë një ripërtëtim të marrëdhënieve greko-shqiptare.

Vlen të theksohet se “faktori pozitiv” ka kontribuar ndjeshëm në dialogun greko-turk, duke formuar strukturën e Këshillit të Bashkëpunimit me parimin «duke punuar së bashku për çështjet ekonomike, të hedhur bazat për diskutime më të vështira politike”.

Siç theksohet nga burime kompetente të Ministrisë së Jashtme, zhvillimi i marrëdhënieve greko-shqiptare është gjithashtu i rëndësishëm për shfrytëzimin e asetit të komunitetit shqiptar që jeton dhe vepron në vend, i integruar plotësisht në shoqërinë greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat