Aksident me vdekje në aksin “Lezhë-Milot”, drejtuesi i motomjetit përplas një 75-vjeçare!

Shqipëria

Aksident me vdekje në aksin “Lezhë-Milot”, drejtuesi i motomjetit përplas një 75-vjeçare!

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 14:13
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin “Lezhë-Milot”, ku drejtuesi i një motomjetit ka përplasur një 75-vjeçare.

Sipas informacioneve nga policia, shtetasi me iniciale I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen me iniciale Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë.

E moshuara u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Ndërkohë, blutë kanë arrestuar 40-vjeçarin, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Njoftimi i policisë

Paraditen e sotme, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, shtetasi I. Ll., 40 vjeç, banues në Shkodër, duke drejtuar motoçikletën, ka përplasur shtetasen Gj. Z., 75 vjeçe, banuese në Lezhë, këmbësore.

Shtetasja Gj. Z. u transportua në spital, por pavarësisht ndihmës mjekësore, ka humbur jetën.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor, drejtuesi i motoçikletës, shtetasi I. Ll., u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat