E denoncoi në SPAK, ish-deputeti Valteri: Ilir Meta njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe e keqja më e madhe e tij. Dy të tjerët janë Berisha e Rama

Shqipëria

E denoncoi në SPAK, ish-deputeti Valteri: Ilir Meta njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe e keqja më e madhe e tij. Dy të tjerët janë Berisha e Rama

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 15:14
Halit Valeri

Ish-deputeti i PD-së Halit Valteri që më pas iu bashkua PS-së dhe sot mban një post të rëndësishëm deklaroi sot në News24 se e Ilir Meta është njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe e keqja më e madhe e tij. Ai tha se dy të këqijat e tjera janë Berisha e Meta.

Valteri kallëzoi në qershor 2022, Presidentin Ilir Meta asokohe në SPAK, por më pas denoncoi dhe figura të tjera të PL.

Halit Valteri: Unë nuk i uroj akujt të jetë pas hekurave, por çdokush që ka përvetësuar para publike dhe i ka përdorur këto para qoftë për lobim, qoftë për korrupsion, qoftë për jetë luksi, meriton të jetë pas hekurave dhe duhet të kapë llogari një më një. Nuk ka rëndësi ku është Ilir Meta, për mua ka rëndësi që këto para të rikthehen. Të kemi një qeveri dhe njerëz të përgjegjshëm që meritojnë besimin e shqiptarëve dhe fondet publike i përdorin për t’i përmirësuar jetën shqiptarëve.

Çfarë faktesh ju kishte dhënë gazetari i huaj?

Nuk nis zanafilla nga gazetari i huaj, nis me artikullin e Mother Jones, për lobimin e Bashës dhe të LSI-së. Gazeta austriake i kushtoi një hapësirë shumë të madhe kësaj çështjeje dhe gjatë takimeve që kemi pasur dhe email-eve me gazetarin kemi marrë materiale për të cilat flitet për një lobim në SHBA.

Ju e keni kërkuar asokohe këtë material, nuk është se ju zgjodhi?

Që në 2019 që kam marrë mandatin e deputetit jam marrë shumë me personin Ilir Meta dhe si President dhe drejtues shteti. Mendoj dhe sot po vërtetohet nga Prokuroria Speciale që është njeriu më i korruptuar në këtë vend dhe e keqja më e madhe e këtij vendi. Më pas vijnë dy të këqijat e tjera që janë Sali Berisha dhe kryeministri që na drejton sot, se mendojnë që jam te PS dhe kam komplekse për PS-në.

Ilir Meta ka bashkëpunaur ngushtë me Ramën dhe Berishën për të pasur pushtetin për të drejtuar vendin dhe me të dy forcat politike ka drejtuar vendin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat