Shkoi në spital pa shenja jete, çfarë i ndodhi 65-vjeçarit në Cërrik

Shqipëria

Shkoi në spital pa shenja jete, çfarë i ndodhi 65-vjeçarit në Cërrik

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 15:58
Policia

Një 65-vjeçar ka shkuar në spitalin e Cërrikut pa shenja jete, teksa policia thotë se sipas deklaratave paraprake të familjarëve dyshohet se 65-vjeçari është dëmtuar aksidentalisht.

Sipas edhe njoftimit paraprak, dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Policia vijon ende hetimet për zbardhjen e ngjarje.

Njoftimi i policisë:

Në spitalin e Cërrikut, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. R., 65 vjeç, banues në fshatin Shalës. Nga veprimet e para hetimore dhe nga deklarimet e familjareve dyshohet se 65-vjeçari, duke punuar me mjet bujqësor (frezë dore), aksidentalisht është dëmtuar nga freza dhe si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat