Gjendet magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra

Shqipëria

Gjendet magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 18:58
Pamje nga vendi i ngjarjes

Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskop të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash.

Mësohet se në sajë të aksionit janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve gra, të cilat janë kapur duke përpunuar lëndën narkotike.

Droga dyshohet se është marrë nga tjetër vend dhe është mbledhur në magazinë për t’u tharë, e më pas për t’u tregtuar.

Burimet bëjnë me dije se gjithashtu janë gjetur armë zjarri në magazinë.

Momentalisht të arrestuarit janë në Dvp ndërsa po bëhet peshimi i lëndës narkotike, që thuhet se është në sasi të mëdha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat