Rama: Përfundojnë punimet në aksin që përshkon Kamzën drejt veriut

Shqipëria

Rama: Përfundojnë punimet në aksin që përshkon Kamzën drejt veriut

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 19:37
Ilustrim

Punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut kanë përfunduar.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje, duke theksuar se ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore.

Aksi ka një gjatësi prej 2.8 km në të dyja kahet e lëvizjes.

“Kanë përfunduar punimet për sistemimin dhe asfaltimin e aksit kryesor që përshkon Kamzën drejt veriut.

Ky aks është tashmë i pajisur me sinjalistikë dhe masa për sigurinë rrugore”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat