“Ruajtja në burg e Metës shumë e rëndësishme”, eksperti: Gjatë karrierës, ka atakuar shumë grupe kriminale

Shqipëria

“Ruajtja në burg e Metës shumë e rëndësishme”, eksperti: Gjatë karrierës, ka atakuar shumë grupe kriminale

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:30
Fatjon Softa

Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa ka deklaruar  në emisionin “Real Story” se ruajtja e ish-presidentit Ilir Meta është shumë e rëndësishme.

Kjo sepse sipas tij, gjatë karrierës së Metës, qoftë si president apo drejtues politik, ka atakuar shumë grupe kriminale, shumë persona, të cilët mund t’i ketë në këto ambiente burgu.

“Ruajtja si element sigurie e zotit Meta është shumë i rëndësishëm. Sepse gjatë karrierës së tij, qoftë si president apo drejtues politik, ka atakuar shumë grupe kriminale, shumë persona, të cilët janë ose jo në këto ambiente burgu. Kështu që dhe nga kjo anë, elementët e sigurisë, jo vetëm të zotit Meta, por dhe të gjithë atyre personave që kanë mbajtur statuese publike patjetër që duhet të ketë një element sigurie.

Siguria nuk është vetëm e fute brenda në qeli dhe të rri dhe të jetë, sepse do të ketë kontakte persona. Për shembull, nuk mund të rri në një dhomë me persona që mund të kenë precedentë dhe mund të kenë probleme. E dyta, edhe nga pikëpamja e trajtimit të tij, sigurisht që është në kompetencën e drejtorit të përgjithshëm të burgjeve që vendi, hapësira se ku do të jetë për sa i përket sigurisë së tij. Vërtetë kanë kamera, por survejim nuk mund të bësh gjithë kohën se nuk është ‘Big Brother’”, tha Softa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat