U arrestua me urdhër të SPAK, Valteri zbulon mesazhin e mbërritur në telefon: Ja kush ia fsheh pasuritë Metës në Çeki

Shqipëria

U arrestua me urdhër të SPAK, Valteri zbulon mesazhin e mbërritur në telefon: Ja kush ia fsheh pasuritë Metës në Çeki

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 20:56
Ish deputeti i PD-së, Valteri dhe Ilir Meta

Ish deputeti i PD-së, Valteri në një studio televizive teksa po rrëfente të gjitha prapaskenat se si i ranë në dorë provat për kallëzimin në SPAK ndaj çështjes së lobimit të LSI-së në SHBA, lexoi dhe një SMS të sapoardhur në telefonin e tij.

Sipas Valterit, tha se denoncuesi pretendonte se dinte se ku e fshihte Ilir Meta një pjesë të pasurisë të tij.

“Vetëm para 20 min më ka ardhur një mesazh që më thotë".

“Mirëmbrëma, një pjesë e parave të Ilir Metës që i ka vjedhur popullit shqiptar i posedon F.Hysi, momentalisht rezident në Çeki, pronar dyqanesh floriri”. Kështu nis gjithçka pasi njerëz që janë shtypur nga pushteti flasin dhe reagojnë. I them të gjithë shqiptarëve që kanë një dritare dhe do të jem zëri i tyre”, përfundon Valteri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat