Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Nëse dikush tjetër kërcënonte si Meta, do i rëndohej akuza

Shqipëria

Kreshnik Spahiu reagon ashpër: Nëse dikush tjetër kërcënonte si Meta, do i rëndohej akuza

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 22:50
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu theksoi në një studio televizive tha se nëse dikush tjetër do kërcënonte Dumanin siç bëri Meta në gjykatë do i rëndohej akuza.

Por ngaqë është një personazh si Meta në politikë, prandaj tolerohet.

‘Do kishte dhe akuzë për kanosje ndaj autoritetit shtetëror. E ka bërë Ilir Meta dhe e tolerojnë. A shkoi në burg zv. ministrja për një arkë peshku. A shkoi Alda Klosi për para në oxhak, por nuk janë provuar të kujt janë. E arrestuan. Bashkëshorten e Metës është detyrim për paraqitje, nuk shoh tendencë. Kush do ishte rruga për ta mbrojur presidentin, nuk do ishte duke i thënë hajt ti bëjmë presion prokurorit.

Tani nuk ka gjyqtarë ti ndërrojnë masën e sigurimit pasi u ekstremizuan palët duke sharë njëri tjetrin. Gjyqtarët do e kenë të vështirë që mbrojtja ligjore ti jepej një masë më e lehtë. A do arratisje Meta? Mendoj se nuk do arratisej, nuk i ka dalë narkoza e pushtetit. Ende ëndërron.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat