Avokati Beqiri: Berisha rrezikon deri në 15 vjet burg, provohet vepra e korrupsionit

Shqipëria

Avokati Beqiri: Berisha rrezikon deri në 15 vjet burg, provohet vepra e korrupsionit

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 23:44
Idajet Beqiri

Gjykata e Posaçme vendosi të shtyjë për 25 nëntor seancën paraprake për ish-kryeministrin Sali Berisha dhe 4 të pandehurit e tjerë mbi dosjen e privatizimit të ish- kompleksit “Partizani”.

Avokati i njohur Idajet Beqiri, i ftuar në “Ora e Fundit” në ABC News tha se Berisha rrezikon të dënohet me 15 vjet burg.

Ai theksoi se në dosje ka kopsitur të gjithë veprimtaritë e ish-kryeministrit.

“Çështja do mbyllet, por do mbyllet me 15 vjet burg, sepse kaq e ka ligji për këtë çështje. Tashmë është një procedurë e rregullt. Avokatët kanë shtruar dhe kanë bërë kërkesën dhe ata kanë thënë se ne duhet të studiojmë dosjen sepse është voluminoze dhe duhet të bëjmë mbrojtjen para gjyqtarit të seancës paraprake. Kjo është një çështje, që gjykatësi në seancën paraprake për këtë dosje, duke provuar tej çdo dyshime të arsyeshme që vepra penale e korrupsionit pasiv të Berishës në interes të familjes së vet me kompleksit Partizanit, pra një krim i dukshëm, që i ka sjellë një dëm të madh buxhetit dhe taksapaguesve. Ai do ta dërgojë çështjen në gjyq dhe dërgimi i çështjes do të thotë se do të marrë dënimin e parashikuar. Kjo është lule me të tjerat, që po i vijnë rrotull dhe i ka në lule të ballit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat