Kikia zbulon pendesën e Kryemadhit: Ka lidhje me telefonin dhe çfarë…

Shqipëria

Kikia zbulon pendesën e Kryemadhit: Ka lidhje me telefonin dhe çfarë…

Më: 24 tetor 2024 Në ora: 23:59
Monika Kryemadhi

Gazetari Mentor Kikia komentoi në emisionin Now në Euronews Albania deklaratën e bërë një ditë më parë nga Monika Kryemadhi pasi GJKKO la në fuqi masën ndaj ish-presidentit Ilir Meta, e cila tha se ajo duhet të ishte në burg dhe jo Meta.

Kikia u shpreh se gjuha e Kryemadhit lidhet me faktin se gjithë dosja që çoi pas hekurave Metën është ndërtuar mbi bazën e mesazheve dhe bisedave të gjetura në telefonin e saj i sekuestruar më herët nga SPAK.

“Në dosje ato provat apo faktet që hidhen janë në masën dërrmuese të nxjerra nga telefoni i Kryemadhit dhe e gjithë qasja e re e saj me Metën është një lloj përpjekjeje për të kërkuar ndjesën, që telefoni i saj…me mesazhet që kishin mbetur është mbushur dosja dhe përplasja e saj me Metës pasi iu sekuestrua telefoni, ka bërë luftë të madhe kur ju sekuestrua telefoni, ka bërë padi.

Arsyeja pse ndihej e penduar dhe thoshte m’u thaftë dora dhe goja ka të bëjë me përmbajtjen e telefonit që ushqeu dosjen, ndaj thoshte të isha unë në burg jo Meta”, tha Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat