Lubonja: SPAK po godet personat, por jo sistemin

Shqipëria

Lubonja: SPAK po godet personat, por jo sistemin

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 00:13
Fatos Lubonja

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja thotë se SPAK po godet personat, por jo sistemin. Duke komentuar arrestimin e ish-Presidentit Ilir Meta në studion e emisionit “Open” në News 24, Lubonja tha se çështja më e rëndësishme është nëse SPAK kontrollohet ose jo nga Kryeministri Edi Rama.

“A kontrollohet SPAK nga Edi Rama, apo jo? Kjo është çështja në fund fare. Sikur SPAK të mos perceptohet, gjithnjë e më shumë, edhe nga këto ngjarjet që po ndodhin, si instrument në duart e mazhorancës dhe Edi Ramës, mund të ishim të gjithë të kënaqur. Por, një fjalë e vjetër thotë: “E mira matet me qëllimin”, pra varet nga se nisesh.

Ka dhe njerëz që shohin deri tek hunda e tyre që thonë: “Sa mirë ja bënë këtij Ilir Metës. Ka bërë korrupsion”. Problemi është se cili është qëllimi që u arrestua Ilir Meta. Drejtësia apo tjetër gjë? Mendimi është shkatërrimi i opozitës sepse për mua Edi Ramës kjo i ka mbetur. Kredibiliteti i tij për rezultatet është krejtësisht i munguar. Një përçarje dhe eliminim i opozitës, shfarosje andej dhe këtej e lë në krye andej dhe këtej.

Duke parë këto dosje që dalin zbulohet standardi i dyfishtë i SPAK-ut. Pashë dhe këtë dosjen e Metës që ka dalë gjithandej. Kur u bë me Metën, Rama u pyet pse bëri koalicion me të dhe tha se nuk ishte problemi tek individi, por sistemi. Ndaj unë po shoh drejtësinë e SPAK-ut nëse po godet sistemin apo personat. Unë them se po merret me personat dhe jo me sistemin.” – tha Lubonja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat