Sekretari për Çështjet Ekonomike e Financiare i Partisë së Lirisë, Petraq Milo në një lidhje “Skype” ka komentuar atë që ndodhi me kreun e PL, Ilir Meta.
I pyetur nga moderatorja se sa të vërteta janë zërat se zoti Meta është agresiv në burg, Milo tha se asgjë nga këto nuk është e vërtetë, dhe ai është shumë i qetë.
Pjesë nga biseda:
Milo: Zoti Meta ka kryer funksionet politike gjatë gjithë kësaj kohe, pse e ndalon pa vërtetuar fajësinë e tij pa prova. Ne kemi përdorur gjithmonë pafajësinë vetëm si sllogan. Nëse ai prezumohet i pafajshmë ti pse e ndalon.
Gazetarja: Mendoni ju që arrestimi i zotit Meta do të ndikojë?
Milo: Patjetër se lideri është lider. Partia nuk do t’i ndërpresë funksionet, do të vijojë analizat. Ajo që është më e rënda i bëhet gjyq publik. Nuk i kuptoj komentet që flasin për drejtësinë, pastaj i bëjmë gjyq publik. Këtu nuk i lëmë më drejtësinë në dorë. Zoti Meta është në gjyq, aty po përballet.
Gazetarja: Në media është duke diskutuar shumë dy ditët e fundit, si po e përballon ish-Presidenti këtë situatë?
Milo: Absolutisht asgjë, ka takime të rregullta me personat që e takojnë. Po e ndihmojnë me gjërat personale. Të paktën nga ato që thotë zoti Blushi, është në gjendje shumë të mrië, nuk ka apsolutisht asnjë gjë.
Gazetarja: Janë spekulime ato që thonë që është agresiv?
Milo: Për mua në gjykimin tim ka një qendrueshmëri. E gjitha kjo është politike për të, nuk ka asnjë lloj shenje të tillë.