Me doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 33-vjeçari në Bulqizë

Shqipëria

Me doza kanabisi gati për shitje, vihet në pranga 33-vjeçari në Bulqizë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 08:47
Bulqizë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Bulqizë në kuadër të operacionit policor të koduar “Dushaj”.

Sajmir Duriçi u arrestua në flagrancë për veprat penale “Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Shërbimet e Policisë i kanë bërë shenjë ndalimi motomjetit tip “Yamaha”, por nuk i është bindur urdhërave të punonjësve të Policisë për të ndaluar.

Gjatë ndjekjes u bë ndalimi i 33-vjeçarit, ku gjatë kontrollit fizik iu gjet e fshehur në trup një sasi me lëndë narkotike canabis sattiva, të cilën do ta përgatiste në doza gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua lënda narkotike, motomjeti që drejtonte 33-vjecari, një aparat celular dhe 110 euro.

Operacioni u finalizua nga Shërbimet e seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat