Videoja tronditëse/ Djali tërheq zvarrë nënën e moshuar: Çohu moj...

Shqipëria

Videoja tronditëse/ Djali tërheq zvarrë nënën e moshuar: Çohu moj...

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 12:31
Raportohet se Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga

Nuk kanë fund rastet tronditëse në Shqipëri. Një ditë më parë u raportua për rastin në Fier, ku djali tentoi të digjte prindërit, ndërsa sot në Zall-Dajt, Tiranë, një i ri akuzohet për abuzim të vazhdueshëm ndaj nënës së tij.

Alban Mansaku, banor i zonës, është raportuar se ushtron dhunë sistematike ndaj nënës së tij, Razie Mansaku. Në videon e publikuar nga mediat, ai e tërheq zvarrë dhe përdor gjuhë fyese e ofenduese ndaj saj.

Raportohet se Mansaku ishte në gjendje të rënduar nga alkooli dhe droga, ç’ka ka kontribuar në përkeqësimin e sjelljes së tij agresive ndaj nënës. Abuzimi raportohet të ketë ndodhur në mënyrë të përsëritur.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by JOQ News (@joqnews)

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia kete te premte, ku njofton se ka arrestuar Alban Mansakun.

Njoftimi:

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqet një shtetas që dhunon nënën e tij, ju informojmë se:

Strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas publikimit të rastit, identifikuan dhe shoqëruan shtetasin A. M., 48 vjeç, banues në Tiranë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i 48-vjeçarit për veprën penale "Dhuna në familje", parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon dhe fton mediat e qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat