Plarent Ndreca i pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: I është komunikuar përmes avokatit përfundimi i hetimeve

Shqipëria

Plarent Ndreca i pandehur, SPAK reagon zyrtarisht: I është komunikuar përmes avokatit përfundimi i hetimeve

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 14:56
Plarent Ndreca

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas marrjes si i pandehur të deputetit socialist Plarent Ndreca.

SPAK deklaron se ditën e sotme të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.

“Duke iu përgjigjur interesit të gjerë publik, ju komunikojmë se më dt.25.10.2024, të pandehurit, Plarent Ndreca, i është komunikuar, përmes avokatit të tij, përfundimi i hetimeve për procedimin penal nr.240/2021 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, parashikuar nga nenet 258 dhe 25 të Kodit Penal.

Më shumë detaje do të vijojnë në një moment të dytë”, deklaron SPAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat