“Nuk jam unë ‘peshku i madh’”- Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm

Shqipëria

“Nuk jam unë ‘peshku i madh’”- Lefter Koka “shpërthen” në Apelin e Posaçëm

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 16:11
Lefter Koka

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve, duke thënë se “nuk jam unë ‘peshku i madh’”.

Koka ka pretenduar se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi.

Sipas gazetares Klodiana Lala, ai tha se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ai e mohon.

“Nuk me dënoni dot për korrupsion… E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është kallëzimi i bërë nga Monika Kryemadhi”, ka thënë ai.

Lefter Koka ka deklaruar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh i inceneratorëve”.

“Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…”, tha Koka sipas gazetares Lala.

Lefter Koka në seancë: Jam i pafajshëm ju po kërkoni të më dënoni mua si peshkun e madh. Nuk jam unë peshku i madh. E di i gjithë Durrësi që unë jam biznesmen dhe nuk kam pasur nevojë të më me paguajë biletat e udhëtimit Mirel Mertiri. Nuk me dënoni dot për korrupsion… E keni gabim dëgjova prokurorin sot, ky është kallëzimi i berë nga Monika Kryemadhi.

Megjithëse ka kaluar një vit konkluzionet e prokuroreve janë të njëjta. Unë e kuptoj që institucioni do të marrë kredibilitet dhe kjo gjykatë do te jetë në presion, por besoj se do te jepni drejtësi dhe do te ngriheni ne nivelin e duhur. Pse e ndatë dosjen apo që të më dënoni sa me shume mua.

Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…

Kujtojmë se  SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish ministrin e mjedisit Leftër Koka, për Inceneratorin e Elbasanit.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat