“Moslargimi i kastës së vjetër, cënoi demokracinë”, Mentor Kikia: SPAK indirekt po pastron kastën e vjetër politike!

Shqipëria

“Moslargimi i kastës së vjetër, cënoi demokracinë”, Mentor Kikia: SPAK indirekt po pastron kastën e vjetër politike!

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 17:31
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia, i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ka vlerësuar se puna e bërë deri tani nga Prokuroria e Posaçme për arrestimin, hetimin apo marrjen të pandehur të zyrtarëve apo ish-zyrtarëve, është shumë e mirë.

Kikia tha se ka një perceptim të gabuar në publik se SPSAK ka detyrë të pastrojë politikën, çka sipas tij nuk qëndron, pasi kjo duhet të ndodhë nga qytetarët me anë të mekanizmit të votës.

Ka një background pozitiv puna e SPAK në raport me zyrtarë apo ish-zyrtarë të arrestuar, hetuar apo që janë të pandehur. Pavarësisht se ne si qytetarë kemi një ngutje për të parë sa më shumë para sallës së gjyqit, por që me ngarkesën e madhe që SPAK ka, duhet të jemi mirëkuptues për hapat dhe hallkat e një hetimi.

Berisha dhe Meta, janë zyrtarë që kanë pasur postet më të larta dhe perceptimi i publikut është që këta persona nuk duan të ikin. Ajo që e ka munduar mekanizmin tonë të demokracisë ishte moslargimi i kastës politike që është përgjegjëse edhe për shkallën e lartë të korrupsionin. Kur SPAK hyri në lojë, pritshmëria e publikut ishte pastrimi i politikës. Kjo nuk është detyrë e SPAK, pastrimin duhet ta bëjnë qytetarët me anë të votës.

SPAK po arreston persona të korruptuar, dhe bashkë me të po ndodh edhe largimi i lidershipit të vjetër politik që është përgjegjës për shkallën e korrupsionit në kohën që ishte në pushtet.

Nuk do të doja që SPAK të kishte një axhendë politike, nuk duhet të shohë kartën e anëtarësisë së personit që heton apo arreston.

Ka detyrë të ndjekë politikanin e korruptuar, jo atë që nuk largohet nga karrigia”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat