Ndjehen lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra afër Fierit

Shqipëria

Ndjehen lëkundje tërmeti në Shqipëri, epiqendra afër Fierit

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Një tërmet është regjistruar këtë mbrëmje në Shqipëri.

Qendra Evropiane për Monitorimin e Tërmeteve (EMSC) shkruan se tërmeti ka ndodhur në orën 17:32 dhe ka qenë me magnitudë 4 ballë të shkallës rihter.

Epiqendra e tij ka qenë 56 km nga qyteti i Elbasanit, ndërsa thellësia e saj ka qenë 5 km.

Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete përfshirë dhe Tiranën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat