Lëkundjet e forta të tërmetit në Kuman të Fierit, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Shqipëria

Lëkundjet e forta të tërmetit në Kuman të Fierit, reagon Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 21:11
Foto ilustrim

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit të regjistruara këtë mbrëmje në Kuman të Fierit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me magnitudë 3.8, më datë 25.10.2024, në orën 19:32:42.

Epiqendra ndodhet në fshatin Kuman, Bashkia Fier, me koordinata 40.711°N dhe 19.687°E, në një thellësi prej 15 km.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat