Muçostepa: Të mos paguash siguracionet do të thotë të mos paguash pensionin e prindërve tanë

Shqipëria

Muçostepa: Të mos paguash siguracionet do të thotë të mos paguash pensionin e prindërve tanë

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 21:35
Ines Muçostepa

Presidentja e Unionit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë, Ines Muçostepa në intervistë për emisionin “Sheshi i Dollarit” tha se e mbështet aksionin e qeverisë shqiptare kundër informalitetit.

Ajo tha se kontrollet duhet të fillojnë që te kontrata e punës pasi ai është një akt ligjor, mbi bazën e të cilët specifikohen detyrat dhe përgjegjësitë e palëve kontraktuale.

Gjatë fjalës së saj, Muçostepa theksoi se kompanitë e kanë detyrim të paguajnë siguracionet për punonjësit e tyre.

Sipas saj, të mos paguash siguracionet dhe kontributet shoqërore, do të thotë të lësh pa pension moshën e tretë.

“Është një angazhim shumë i rëndësishëm i qeverisë shqiptare, madje do thoja, është një angazhim disi I vonuar. Të flasim sot për informalitetin e pagave, është një nga temat kryesore, që ne duhet ta kishim diskutuar në faza të tjera të luftës kundër informaliteti që qeveria ka bërë dhe ne e kemi mbështetur kur flitej edhe për deklarimet e të punësuarve në kompanive shqiptare. Patjetër që kemi mbështetur që në momentet e para fushatën e kundër informalitetit dhe do e mbështesim dhe kësaj radhe. Të flasim sot për mossigurimin e plotë të punëmarrësve dhe të mospagesave të kontributeve mendoj se është një nga ato fenomenet që nuk duhet ta lejojnë kompanitë shqiptare, nuk do ta lejojmë ne si përfaqësues të bizneseve, nuk do ta lejojnë punëmarrësit, por nuk do ta lejojë dhe gjithë mentaliteti shqiptar. Është një fenomen shumë I rëndësishëm, sepse flasim për ata njerëz që kanë kontribuuar gjithë jetës dhe sot nuk marrin atë që kanë paguar. Pra, mospagesa sot e pensioneve në atë sasi që ato kanë merituar pas një pune që kanë bërë gjithë jetën. Është detyrim i vetë kompanive ky që të paguajnë saktësisht atë që punëmarrësit meritojnë, por duhet filluar që nga pjesa e kontratës, kontratat duhet të jenë patjetër të rregullta. Kur flasim për angazhim të shtetit kontrollet duhet të shohin që nga pjesa e kontratave, është një akt ligjor, I cili lidhet me palëve, është një detyrim ligjor që duhet  respektuar. Të mos paguash sigurimet, do të thotë të mos paguash pensionin e prindërve tanë dhe Ky është një problem, që duhet të jenë punëmarrësit  të kenë koshiencën që të pretendojnë ata vetë të parët të marrin aq sa meritojnë, sepse sot, ne harrojmë se vetë punëmarrësit janë personat më të prekur, sepse janë po ata që janë duke mbajtur me pagesa edhe prindërit e tyre që sot kanë një pensione shumë të ulët”, tha ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat