​Tërmeti në Shqipëri, nuk raportohet për dëme dhe viktima

Shqipëria

​Tërmeti në Shqipëri, nuk raportohet për dëme dhe viktima

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:04
Ilustrim

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile e Shqipërisë ka reaguar pas lëkundjeve të tërmetit të regjistruara sonte në Kuman të Fierit.

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile po monitorojnë situatën për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Sipas raportimeve nga Instituti i Gjeoshkencës është regjistruar një tërmet me fuqi 3.8 ballë sipas shkallës Rihter, në orën 19:32, me epiqendër në Kuman të Fierit, në thellësi prej 15 kilometrash.

Nga komunikimet e marra deri tani, nuk raportohen probleme për komunitetin apo dëmtime në infrastrukturë. /tch

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat