Vangjeli: Drithërojnë më shumë ata që janë jashtë, se sa ata që ndodhen brenda

Shqipëria

Vangjeli: Drithërojnë më shumë ata që janë jashtë, se sa ata që ndodhen brenda

Më: 25 tetor 2024 Në ora: 22:52
Lorenc Vangjeli

Teksa komentoi arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta, analisti Lorenc Vangjeli, paralajmëroi sot në studion e emisionit Log në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos , se në vendin tonë do të ketë edhe ngkarje tjer si ajo e arrestimit të Ilir Metës.

Lidhur me këtë Vangjeli tha se më shumë drithërojnë ata që ndodhen jashtë, se sa ata që ndodhen brena.

“Nga të vërtetat që thuhen në tryezat e kafeneve të Tiranës që sfidojnë edhe studiot, thonë të vërteta më të forta dhe më të ndershme. 1 vit më parë nuk i shkonte askujt në mend ça fati do të kishte Sali Berisha, që do ngjitej kaq lart. Deri në kat të tetë është lartësi marramendëse.

Projeksioni i të vertetës drithëron më shumë  ata që janë jashtë, se sa ata që janë brenda. Nisur nga copëzat e të vërtetës, nga një bunker i pashembur siç është SPAK që i ruan dosjet me fanatizëm ekstrem gati gati fetar parashikimet për nesër janë që do të habitemi si sot …ende jemi në pritje të ndodhjes së diçkaje kjo do të ndodhë përpara zgjedhjeve”, tha Lorenc Vangjeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat