Pas "pranverës" në tetor, ja kur do të ketë mundësi për reshje dëbore

Shqipëria

Pas "pranverës" në tetor, ja kur do të ketë mundësi për reshje dëbore

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 08:19
Ilustrim

Sipas trendeve të fundit, javën e ardhshme në përgjithësi po mbetet mot stabil.

Pas vransirave që përfshinë vendin në mes të javës, nga dita e premte sërish paraqiten kushte për më shumë diell, megjithëse ultësirave janë të mundshme mjegullat orëve të mëngjesit, që mund të qëndrojnë paksa më gjatë ditën.

Temperaturat, edhe pse mbi mesatare pësojnë një rënie në 15C e 18C, duke kaluar në ditët e para të nëntorit.

Më shumë vransira mund të përfshinë vendin nga e diela e ardhshme, përgjatë javës së parë të nëntorit, nga datat 3 e 4. Prite periudha me të reshura, kryesisht shiu, mirëpo në disa modele shfaqen sinjale bore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat