Qiratë për studentët, deri në 700 euro në muaj, vështirësi në strehim

Shqipëria

Qiratë për studentët, deri në 700 euro në muaj, vështirësi në strehim

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 10:06
Ilustrim

Studentët që kanë zgjedhur të kryejnë studimet në kryeqytet po përballen më vështirësi të shumta për të gjetur strehim, për shkak se çmimet e qirave kanë pësuar rritje nga viti në vit.

Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e pasurive të paluajtshme Armela Spahiu, thekson se përpos çmimeve të larta, studentët hasin vështirësi për shkak edhe se pronarët e apartamenteve kërkojnë klientë për qiradhënie afatgjatë. “Qiratë sigurisht që janë me çmime të larta, nuk po flasim për zonat qendrore të Tiranës, por edhe në zonat periferike të Tiranës qiratë janë me çmime të larta dhe çdo vit çmimet ngrihen.

Por ne po hasim edhe probleme me qiradhënësit, pronarët, sepse nuk kanë dëshirë të akomodojnë studentët, kur bëhen bashkë 2-3 apo 4 studentë në një hapësire që mund të ketë 2-3 dhoma, sepse duan ti japin me qira afatgjatë 1-5 vjeçare dhe në rastin e studentëve ata na refuzojnë në shumë raste sepse mendojnë se studentët vijnë dhe largohen në fund të Korrikut, dëmtojnë shtëpinë dhe nuk janë të rregullt.

Megjithatë mua më vjen keq ta shpreh këtë gjë sepse mundemi me të gjithë pronarët që t’i blindimin që këta janë studentë që familjarët e tyre e kanë marrë parasysh ti përballojnë shpenzimet e tyre.” Sipas saj, çmimet për këtë kategori janë bërë të papërballueshme, pasi arrijnë në 700 euro/muaji në zona periferike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat