Arrestimi i Metës, Dashnor Sula: Ju tregoj minën me sahat që ka në dorë SPAK-u

Shqipëria

Arrestimi i Metës, Dashnor Sula: Ju tregoj minën me sahat që ka në dorë SPAK-u

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 10:12
Dashnor Sula

Deputeti i Partisë Demorkatike, Dashnor Sula komentoi dje aksionin opozitar, por edhe zhvillimet më të fundit nga SPAK-u. Gjatë një prononcimi për mediat, Sula u shpreh se deputetët e PD-së i treguan Europës Shqipërinë e vërtetë dhe jo atë që paraqet qeveria Rama.

“Një grup i mandatuar i PD patën takime shumë të rëndësishme, të cilat kanë dhënë rezultate. Realiteti nuk është ai që para qitet nga qeveria. Ne i treguam Shqipërinë e vërtetë. Morëm leje për protestë nga ora 11:00 deri në orën 23:00. Mazhoranca është vënë në siklet se e ka pasur rrugën e lirë, por tashmë situata ka ndryshuar dhe zëri i opozitës po dëgjohet edhe në Europë”, deklaroi ai.

Ndërkohë i pyetur se pse mungoi pankarta për zotin Meta në Strasburg, Sula u shpreh se ai nuk do të mbrojë asnjë politikan të korruptuar, por shtoi gjithashtu se është shqetësu ar nga mënyra si u arrestua ish-presidenti.

“Unë po e deklaroj publikisht, nuk dua të mbroj asnjë politikan të korruptuar, por më shqetësoi mënyra sesi u arrestua ish-presidenti i vendit, Ilir Meta. Një sjellje primitive dhe arrogante. Në momentin që t’i burgos të gjithë zinxhirin e opozitës dhe vazhdon që pjesa e mazhorancës, janë arrestuar nga mazhoranca, por është bërë mullar dhe s’kanë çfarë t’i bëjnë”, u shpreh ai.

Më tej, Sula u shpreh se SPAK ka në dorë një minë me sahat, siç e quajti ai çështjen e telefonave “SKY ECC” dhe “ENCROCHAT”.

Ramës po i kthehet në bumerang mazhoran ca. Në prag të zgjedhjeve, në një kohë që mundohesh të godasësh opozitën, kjo mban erë të keqe dhe kjo më shqetëson shumë. Ka selektivitet nga drejtësia aty ku duhet të jemi të barabartë para ligjit. Mina me sahat që ka në dorë SPAK është SKY ECC dhe EncroChat. Unë nuk i dal në mbrojtje asnjërit nga opozita, por ç’punë kanë politikanët, min istrat, kryetarët e bashkive apo kushdo qoftë të përdorë telefona të enkriptuar. SPAK do t’i bënte një shërbim të madh shoqërisë, por kjo nuk po ndodh. Mjaftonte të bëheshin publik vetëm emrat e personave që i kanë përdorur”, nënvizoi deputeti Sula

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat