29 vjeçari mashtron punëdhënësin, i merr automjetin dhe një shumë parash

Shqipëria

29 vjeçari mashtron punëdhënësin, i merr automjetin dhe një shumë parash

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 11:31
Foto ilustrim

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Kjo pasi ka mashtruar punëdhënësin e tij, duke i marrë një automjet së bashku me një shumë parash.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan shtetasin 29 vjeç, banues në Krujë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një automjet së bashku me një shumë parash, punëdhënësit të tij.”, njofton policia.

Policia po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat