Një 55 vjeçare, që po udhëtonte drejt Greqisë, është proceduar penalisht në pikën kufitare të Kakavijës.
Kjo pasi ajo nuk deklaroi shumën prej 11 800 eurosh që mbante me vete.
55 vjeçarja përballet me akuzën “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.
Policia njofton se shuma e eurove u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.