Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pasi tentoi të vidhte farmacinë

Shqipëria

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, pasi tentoi të vidhte farmacinë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 11:44
Foto ilustrim

Një 35 vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës.

Kjo pasi është larguar pa paguar medikamentet që mori në një farmaci.

Sipas policisë, 35 vjeçari ka tentuar që të vjedhë edhe xhiron ditore në një farmaci tjetër.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka marrë disa medikamente në një farmaci dhe nuk ka kryer pagesën, gjithashtu ka tentuar të vjedhë xhiron ditore në një farmaci tjetër.”, njoftoi policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat