Kërcënoi me kallashnikov dy persona në mes të rrugës në Shijak, autori arratiset me makinë

Shqipëria

Kërcënoi me kallashnikov dy persona në mes të rrugës në Shijak, autori arratiset me makinë

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:37
Foto ilustrim

U konfliktua për motive të dobëta me dy shtetas dhe i kanosi me armë zjarri, falë ndërhyrjes në kohë të Policisë u kap dhe u vu në pranga autori i dyshuar.

Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov dhe automjetin me të cilin lëvizte autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak me marrjen e njoftimit se në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak, kishte ndodhur një konflikt me armë mes disa shtetasve, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e autorit.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme kanë bërë të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar konkretisht, shtetasin:

F. C., 28 vjeç, banues në Shijak.

Gjatë veprimeve Policia ka gjetur armën e zjarrit të cilën ky shtetas e kishte hedhur pas konfliktit si dhe automjetin me të cilin ky shtetas u largua nga vendi i ngjarjes.

Po nga hetimet rezultoi se 28-vjeçari në aksin rrugor Gjepalaj-Shijak ishte konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 29 vjeç dhe një 17-vjeçar. Pasi i ka kanosur me armë zjarri ishte larguar nga vendi i ngjarjes, por u lokalizua dhe u vu në pranga nga shërbimet e Policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat