Çfarë do të bëjë SPAK në vijim? Paralajmërimi i avokatit Ngjela: Do shikoni...

Shqipëria

Çfarë do të bëjë SPAK në vijim? Paralajmërimi i avokatit Ngjela: Do shikoni...

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 12:54
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela ishte këtë të shtunë i ftuar në një intervistë live ka folur lidhur me arrestimin e ish-presidentit Ilir Meta. Avokati tha se Meta është arrestuar pas hetimeve të SPAK, institucion i krijuar nga ndërkombëtarët e sipas tij hetimet janë ende sekret.

“I ka arrestuar pushteti gjyqësor, nuk i ka arrestuar politika. Pushteti gjyqësor dhe hetimi është shkencë dhe është sekret. Ne nuk dimë gjë fare se cilat janë provat. I ka arrestuar, tani të presim kur të dalin gjërat në Gjykatë. Hetimi është sekret”,-tha Ngjela.

I pyetur nëse gjithë këto ngjarje mund të sjellin në të ardhmen edhe shpërbërjen e SPAK, Ngjela tha:

“Është pamundësi absolute. Pse do shpërbehet ai ka dalë me koncept kushtetues. Ai ka dalë në parlament me 140 vota. Kush do e shkarkojë? Parlamenti? Ajo që do bëjë SPAK, do e shikoni, është shpëtimi i Shqipërisë nga gjithë të korruptuarit e mëdhenj të politikës shqiptare. Këtë do e shikoni hap pas hapi”,-tha avokati Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat