Plagosja me armë zjarri në Peqin, zbardhen detaje të reja! Arrestohet dëshmitari, fshehu pamjet e kamerave

Shqipëria

Plagosja me armë zjarri në Peqin, zbardhen detaje të reja! Arrestohet dëshmitari, fshehu pamjet e kamerave

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 13:56
Foto ilustrim

Një 50-vjeçar është arrestuar në Peqin pasi fshehu disa prova në lidhje me plagosjen me armë zjarri dy ditë më parë. 

Në ngjarjen e ndodhur në lagjen Xhami, shtetasi A. T, 26 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri në këmbë, shtetasin Sh. C., rreth 41 vjeç.

Ndërkohë 50-vjeçari S. Ll., është vënë në pranga pasi nuk ka kallëzuar krimin dhe ka hequr dhe fshehur dvr-n e kamerave, të subjektit të tij në afërsi të vendit të ngjarjes. Dëshmitari akuzohet për  veprat penale “Moskallëzimi i Krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas policisë, vijojnë hetimet e thelluara për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe kapjen e autorit të dyshuar, të shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me paramendim”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat