Sa kushton takimi i Ramës me emigrantët në New York? Inida Gjata zbulon shpenzimet

Shqipëria

Sa kushton takimi i Ramës me emigrantët në New York? Inida Gjata zbulon shpenzimet

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 14:04
Edi Rama

Gazetarja Inida Gjata e njohur ndryshe si Zhaku ishte këtë të shtunë e ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania ku ka folur rreth takimit që kryeministri Edi Rama pritet të mbajë me emigrantët shqiptarë në New York.

Gjata tha se së bashku me pjesëtarët e tjerë të partisë “Aleanca kombëtare shqiptare” ku ajo është bashkëthemeluese, kanë llogaritur kostot që ky udhëtim i kryeministrit Rama ka. Sipas saj shpenzimet kapin vlerën e 275 mijë euro, por këto shpenzime mund të jenë edhe më të mëdha.

“Nxorëm një kosto të këtij udhëtimi të çuditshëm që unë mendoj se nuk ka të bëjë fare me diasporën. Ajo është thjesht një nevojë e domosdoshmëri që ai ka për të pastruar ndonjë lekë. vetëm “Gotham Hall” shkon 75 mijë euro për event. Ajo që ne nxorëm nga reklama në Time Square, është 25 mijë euro dita.

Ajo është diku te tre ditë, 75 mijë euro, plus 50 mijë euro hak pune, montim, çmontim, prodhim reklame me gjithë çarterat e tij që janë 15 mijë euro ora, kjo shkon 200 mijë euro, plus 75 mijë euro “Gotham Hall”. Pra 275 mijë euro vetëm që Edi Rama të shkoj në SHBA për tu thënë shqiptarëve atje që do e çoj Shqipërinë në BE”,-tha Gjata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat