“Kërkoj transparencë për përdorimin e Sky dhe EncroChat”/ Demokrati Sula apel për publikimin e listës së politikanëve

Shqipëria

“Kërkoj transparencë për përdorimin e Sky dhe EncroChat”/ Demokrati Sula apel për publikimin e listës së politikanëve

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 15:57
Dashnor Sula

Deputeti i PD Dashnor Sula, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku eshte miratuar vetem me votat e mazhorances ngritja e Komisonit hetimor qe i hap rruge, nisjes se procedures se shkarkimit nga detyra te Zv/kryetarit te KLD, Kreshnik Spahiut.

Përmes një komunikimi në një program televiziv, deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka komentuar arrestimin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke theksuar se ky akt u bë duke shkelur Kodin Penal.

“Nuk besoj verbërisht dhe të bëj veprime ekstreme në raport me Sali Berishën. Nga pikëpamja politike kam një qasje, por juridikisht… rasti i Salianjit u bë duke shkelur me të katërta këmbët Kodin Penal,” deklaroi Sula.

Ai e ilustroi shqetësimin e tij duke përmendur raste të tjera që kanë kaluar pa ndëshkim, si vrasja e tre personave në Bllok dhe ngjarje të tjera skandaloze që kanë ndodhur pa ndëshkime të dukshme. “Këto janë diferencat. Unë bëhem zero mburojë politike për çdo politikan të majtë apo të djathtë,” tha Sula.

Deputeti gjithashtu kritikoi mënyrën se si SPAK po vepron, duke sugjeruar se arrestimi i Ilir Metës pas 24 orësh nga arrestimi i një deputeti të mazhorancës është një shembull i keq i prioriteteve të drejtësisë. “Nëse kanë përdorur telefona të inkriptuar për korrupsion, SPAK duhet të hetojë pa vonesë,” theksoi ai.

Sula bëri thirrje për transparencë dhe koherencë nga ana e SPAK, duke kërkuar publikimin e listës së politikanëve që kanë përdorur platformat e enkriptuara si Sky dhe EncroChat. “Ta dinë qytetarët për çfarë e kanë përdorur këta telefona,” përfundoi ai. 

“Nuk besoj verbërisht dhe të bëj veprime ekstreme në raport me Sali Berishën. S’më ke parë mua të vesh bluza, të dal pankarta. Nga pikëpamja politike kam një qasje. Por juridikisht… unë jam jurist. Rasti i Salianjit u bë duke shkelur me të katërta këmbët Kodin Penal. Ai tjetri vrau tre veta në bllok dhe asnjë vit burg.

Djali i anëtares së KLP vrau biznesmenin në Vlorë, asnjë vit burg. Unë kam sfiduar Ramën n.q.s gjen një qytetar që ka bërë 1 vit burg për kallëzim të rremë në 30 vite. Zero. Këto janë diferencat. Unë bëhem zero mburojë politike për çdo politikan të majtë, të djathtë. Segmenti i opozitës tentohet të shkëputet, të veçohet. Rasti i Ilir Metës, e arreston pa mbushur 24 orë pas arrestimit të një deputeti të mazhorancës ku dilnin gjëra skandaloze në Sky.

E them publikisht, nga mua i pari, nëse kanë përdorur telefona të inkriptuar që përdoren për korrupsion dhe lidhje me bandat, SPAK këtu duhet të hetojë sepse mund t’i japë shansin se politikanët mbledhin vota dhe t’i hetosh pas 3 vitesh… Siç ka politika të korruptuar ka edhe drejtësia, policia e administrata. Por brenda politikës ka edhe të ndershëm, siç ka edhe prokurorë e gjyqtarë, por po ashtu ka edhe të korruptuar.

Nëse ti godet kupolën e opozitës, mund të priste 6 muaj, çfarë urgjence kishte? I shtron shtratin mazhorancës dhe i bën fresk, nuk arreston ata që duhen arrestuar, shkatërron zgjedhjet, këtu ndahemi… SPAK duhet të ketë koherencë të plotë. I bëj thirrje publikisht, nxirrni listën e politikanëve që kanë përdorur Sky dhe Encro Chat. Ta dinë qytetarët për ça e ka përdorur Dash Sula Sky. Për qejf?” u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat