Hyri për të vjedhur në market dhe goditi me thikë punonjësin/ Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Shqipëria

Hyri për të vjedhur në market dhe goditi me thikë punonjësin/ Durrës, arrestohet autori i dyshuar

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 17:22
Foto ilustrim

Një 34-vjeçar është arrestuar në Durrës.

Ai tentoi të vidhte nën kërcënimin e thikës xhiron ditore në një market dhe në tentativë për t’u larguar dëmtoi lehtë në dorë një nga punonjëset e marketit.

Sipas policisë, i arrestuari është futur në market, por punonjësit kanë reaguar duke njoftuar Policinë dhe e kanë penguar autorin për të mos marrë xhiron ditore.

Sakaq, i ndodhur përballë kësaj situate, 34-vjeçari duke mos realizuar dot vjedhjen, është munduar të largohet dhe ka dëmtuar lehtë një nga punonjëset e marketit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat