“Ilir Meta i rrethuar në qeli nga ish-zyrtarë” – Klodiana Lala: Gjatë kohës së ajrimit ka qëndruar vetëm

Shqipëria

“Ilir Meta i rrethuar në qeli nga ish-zyrtarë” – Klodiana Lala: Gjatë kohës së ajrimit ka qëndruar vetëm

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 17:54
Ilir Meta

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ndodhet që prej ditës së hënë në burgun 313, pasi akuzohet për korrupsuion, pastrim parash dhe mos-deklarim të pasurisë.

Lidhur me arrestimin e Metës dhe qëndrimin e tij te 313-a, foli sot në emisionin “Kjo Javë” në News 24 nën moderimin e Nisida Tufës, gazetarja Klodiana Lala.

Gazetarja tha se kreu i PL-së ka qëndruar gjatë gjithë kohës vetëm gjatë orarit të ajrosjes në qeli.

Më tej ajo tregoi se Ilir Meta është vendosur në sektorin me ish-zyrtarë të administratës, dhe ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik.

Megjithatë Lala tha se një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë.

“Tek 313 ka emra të njohur të botës së krimit. Meta ka qenë kryeministër e president e duhet që të sigurohet jeta e tij. Duhet të pyetet çdo person, për të rritur sigurinë. Është kontaktuar kryesisht nga z Gjokutaj dhe djali i ka dërguar ushqime. Është dërguar në sektor. Meta ka rrotull ish-zyrtarë të administratës, ish-punonjës të policisë, që nuk përbëjnë rrezik. Një prej tyre është një ish-zyrtar i lartë i policisë. Meta ka kërkuar palestër, ku të bëjë stërvitje. Mendohet se do të qëndrojë në qeli në kohë të pacaktuar, derisa Apeli të vendosë”, tha Lala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat