​Rama: Do të kemi fluturime direkte Shqipëri - SHBA

Shqipëria

​Rama: Do të kemi fluturime direkte Shqipëri - SHBA

Më: 26 tetor 2024 Në ora: 19:36
Edi Rama

Shqipëria do të ketë në një të ardhme jo të largët një linjë fluturimesh direkte me SHBA, ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me komunitetin shqiptar në Nju Jork.

Rama nuk dha detaje dhe data, por tha se kompania ajrore amerikane "Delta" ka shprehur interesim për fluturimet direkte me Shqipërinë.

"Aktualisht aeroporti po negocion me kompaninë amerikane Delta për të filluar fluturimet direkte nga Amerika në Shqipëri. Nuk e di se kur do përfundojë kjo negociatë. Fluturimin e parë kur do të ndodhë nuk jua them dot, por kur të ndodhë do ta bëjmë patjetër këtu në Nju-Jork. E sigurt është që koha e gjatë që keni pritur për të pasur një fluturim të drejtpërdrejtë me Shqipërinë nuk do të jetë aq e gjatë dhe besoj që në një kohë të arsyeshme do ta realizojmë dhe do ta japim këtë lajm dhe do ta sjellim avionin. Ajo që më jep shumë kënaqësi është arsyeja pse kompania 'Delta' ka shprehur interes, sepse edhe turoperatorët në Amerikë kanë kërkesa të rritura nga qytetarët amerikanë, përfshirë edhe shqiptarë, për të vizituar Shqipërinë me fluturime direkte," deklaroi Rama.

Ai ka bërë të ditur se po bëhen përgatitje për hapjen e aeroportit ndërkombëtar të Vlorës, i cili do të jetë aeroporti me pistën më të gjatë në rajon. /RTSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat